Geokos A&A operon në Kosovë, Shqipëri, dhe rajon, duke ofruar shërbime gjeoteknike.

RRETH NESH

RRETH NESH

Geokos A&A operon në Kosovë, Shqipëri, dhe rajon, duke ofruar shërbime gjeoteknike.

Gama jonë e punës përfshin punët fushore, shpimet gjeomekanike, testimet fushore, testimet laboratorike gjeomekanike, konsulencë gjeoteknike dhe diazajn. Ne operojmë në Kosovë, Shqipëri, dhe regjion. Realizojme shpime gjeteknike, testime fushore gjeomekanike, qe pershijne testimet CPT, SPT, DPC, etj. Posedojmë edhe laboratorin e akredituar për te gjitha testimet gjeomekanike. Ekipi ynë analizon vetitë fizike dhe mekanike të dherave dhe shkëmbinjëve në mënyrë që të caktohen kushtet më efektive për të ndërtuar. Paisjet shpuese dhe testuese moderne, dhe laboratori ynë I akredituar siguron integritetin e rezultateve te testimeve, caktimin e saktë të parametrave të shkëmbinjëve dhe dherave, dhe na mundëson të gjejmë zgjidhje për të ndërtuar bazamentet e strukturave të ndryshme.

Që nga themelimi, Geokos A&A ka ofruar shërbime gjeoteknike për projekte të ndryshme, duke përfshirë struktura të ndryshme komerciale, industrial, banimore, infrastructure rrugore, aeroporte, depone, qendra tregtare, turbina te eres, parqe solare, e shume projekte te tjera. Përvoja jonë në dizajn dhe konsulencë përfshinë fondimet, sistemet e mureve mbajtëse, etj.

200+

Partnerë

29

Vite Eksperiencë

500+

Projekte

Çfarë thonë klientët për ne

Per ti lexuar letrat e plota te rekomandimeve, na kontaktoni ne email.

Akreditimet e Geokos A&A

Akreditimi nga DAK

Geokos A&A është i akredituar me standardin SK EN ISO/IEC 17025:2007 ne fushën e testimeve gjeomekanike.

Çertifikimi nga Bureau Veritas

Geokos A&A është i certifikuar me standardin ISO 9001/2015 per sistem të menaxhimit të laboratorit të gjeoteknikës.

Disa nga Projektet Tona
sqAlbanian